Si do të jenë marrëdhëniet mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës?- kjo është pyetja që shtroi Eni Vasili për panelistët në Open në Top Channel.

Andi Bushati tha se nuk pres surpriza. “Albin Kurti dhe Edi Rama janë e kundërta e njëri-tjetrit në çdo gjë. Unë besoj se Albin Kurti në qoftë se zgjidhet kryeministër do të thyej fasadën që Rama bënte me politikanët e tjerë në Kosovë”- tha Bushati.

Edit Harxhi vuri theksin tek kultura demokratike e qytetarëve të Kosovës gjatë zgjedhjeve që u mbajtën të dielën e 6 tetorit. Ne duhet të marrim shembull nga Kosova- tha Harxhi.

Haki Abazi tha se Vetëvendosja do të sjellë shembullin e mirë në Shqipëri. A do të rregjisrohet si parti politike Vetëvendosja?- e pyeti Eni Vasili.
Ai është vendim që e merr qendra në Shqipëri. Këtë e ka thënë Albin Kurti edhe të tjerë- u shpreh Abazi. Për marrëdhëniet me Ramën, Abazi tha se do të jetë një marrëdhënie me respekt.

Për Avdullahun marrëdhëniet mes Ramës dhe Albin Kurtit nuk do të jenë të mira, kjo sepse shqiptarizmi i Albin Kurtit nuk ekziston. Ne kemi dy shtete, Kosovën dhe Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA