Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se rezultati pothuajse është i qartë dhe ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Lëvizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës”, deklaroi Ahmeti.Po ashtu, kryetari i Komunës së Prishtinës falënderoi qytetarët për dalje masive të qytetarëve në zgjedhje.“Faleminderit për daljen masive në zgjedhje dhe proces demokratik zgjedhor! Për këtë kanë meritë së pari qytetarët. Prandaj, urime!”, vijoi Ahmeti.
Ahmeti ka pasur falënderime edhe për votuesit, anëtarët dhe simpatizantët që kanë përkrahur koalicionin 100 përqind. “Presim rezultatet përfundimtare dhe certifikimim zyrtar por zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, mirëqenie e solidaritet e për zhvillimin e shtetit tonë”, përfundoi Ahmeti.
Top Channel