Pasi kanë vizituar Ankaranë, ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer dhe Komisioneri Evropian për Emigracionin Dimitris Avramopoulos janë takuar ne Athine me kryeministrin grek Mitsotakis dhe disa ministra te kabinetit të tij për të diskutuar çështjen urgjente të emigracionit dhe përpjekjet e qeverisë greke dhe BE për të menaxhuar fluksin e emigrantëve në ishujt e Egjeut.

“Nëse nuk ndihmojmë Greqinë dhe Turqinë, emigrantët do të mbërrijnë në Gjermani”, ka deklaruar Horst Seehofer duke theksuar se duhet një zgjidhje me pjesëmarrjen e sa me shume vendeve evropiane .

Kur ne i ndihmojmë grekët dhe turqit të menaxhojnë emigracionin, ky është një veprim solidariteti ndaj jush, por në të njëjtën kohë edhe për vete ne në Gjermani. Kjo është e ardhmja e solidaritetit evropian” , tha ministri i Brendshëm gjerman.

Më tej shtoi:

“Jemi të gjithë francezë kur Franca vuan; Jemi të gjithë gjermanë kur përballon vështirësi Mynihu ose Berlini. Më vjen mirë që këtu kemi vendosur të jemi të gjithë grekë në Samos, Lesvos, ne ishuj apo në Greqinë kontinentale. Sepse jemi të gjithë evropianë.”

Zyrtarët evropianë po bëjnë presion për rimëkëmbjen e marrëveshjes Turqi –Be qe ka baze rikthimin e atyre personave të cilëve u refuzohet azili politik.

“Qëllimi ynë ishte dhe është zbatimi i plotë i marreveshjes BE – Turqi. Autoritetet turke na e siguruan këtë dhe shpresojmë që së shpejti të shohim rezultate praktike”, u shpreh Dimitris Avramopoulos, Komisioneri Europian për Emigracionin.

Greqia ka pranuar pjesën më të madhe të mbërritjeve në rajonin e Mesdheut këtë vit, rreth 45.600  nga gjithsej 77.400  qe kane mbërritur në Spanjë, Itali, Maltë dhe Qipro. Ndërkohë, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët UNHCR i bën thirrje Greqisë të zhvendosë me urgjencë mijëra azilkërkues nga qendrat e pritjes së mbipopulluara në mënyrë të rrezikshme tashmë në ishujt greke të Egjeut, drejt Greqisë kontinentale.

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA