Ligjvënësit demokratikë në Shtetet e Bashkuara kanë bërë lëshuar një urdhër ndaj Shtëpisë së Bardhë për të publikuar dokumentet që kanë të bëjnë me marrëveshjen me Ukrainën si pjesë e procesit të shkarkimit të presidentit Donald Trump.
Ky vendim që erdhi më 4 tetor nga tre udhëheqësit e komitetit në Dhomën e Përfaqësuesve, pritet të rrisë tensionet edhe më shumë midis demokratëve dhe administratës së SHBA-së. Përfaqësuesit Elijah Commings, Adam Schiff dhe Eliot Engel, thanë se janë të detyruar të lëshojnë urdhërin ndaj Shtëpisë së Bardhë pasi nuk kanë marrë ende përgjigje nga letra e dërguar më 9 shtator lidhur me publikimin e dokumenteve.
Si përgjigje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham tha në një komunikatë se “ky urdhër nuk ndryshon asgjë – vetëm më shumë dokumente të kërkuara, kohë e humbur dhe shpenzim i parave të taksapaguesve që do të dëshmojë se presidenti nuk ka bërë asgjë gabim”. Ky vendim erdhi disa orë pasi demokratët e Kongresit i dhanë afat zëvendëspresidentit Mike Pence që të dorëzojë dokumentet deri më 15 tetor lidhur me rolin e tij të mundshëm në presionin ndaj Ukrainës për ndihmat ushtarake.
bEkspertët kanë theksuar se nuk pritet që Shtëpia e Bardhë do të bashkëpunojë vullnetarisht dhe se me këtë urdhër mund të zhvillohet një betejë e gjatë gjyqësore. Procedurat për shkarkimin e presidentit Trump vijnë pas raportimeve të një informatori të qeverisë lidhur me telefonatën e 25 korrikut midis presidentit Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelenskiy – në të cilën Trump ka bërë presion për hetim ndaj ish- zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij që zhvillonte biznes në Ukrainë.
Top Channel