Skocia miraton ligjin/ Dënohesh nëse godet me shuplakë fëmijën

04/10/2019 07:04

Të ndëshkosh fizikisht një fëmijë, nuk është kurrë një zgjidhje e vlefshme dhe rrezikon të shkaktosh efekte psikologjike negative afatgjata. Kështu thonë ekspertët dhe pikërisht për faktin që një shuplakë nuk bën mirë, Skocia i ka ndaluar me ligj prindërit që të godasin fëmijët e po ashtu edhe çfarëdolloj ndëshkimi fizik.

Një projektligj është prezatuar në parlamentin lokal në Edimburg nga qeveria e prezantuar nga Nicola Sturgeon, partia e të cilës kontrollon asamblenë.

Bëhet fjalë për të parin territor tëMbretërisë së Bashkuar që ka vendosur të ndalojë ndëshkimet trupore, një traditë kjo që asnjëherë nuk është shkulur me rrënjë në sistemin shkollor britanik dhe as nga familjet.

Ai që ka propozuar abrogimin e shuplakave për fëmijët, ka qenë një deputet i gjelbër, John Finnie, me mbështetjen e laburistëve dhe liberal demokratëve, përveç asaj të Partisë Kombëtare Skoceze të Sturgeon dhe disa OJQ-ve që merren me kujdesin e fëmijëve.

Por, ideja nuk i ka bërë të gjithë në një mendje, përkundrazi, në Skoci janë ndezur polemikat. Konservatorët lokalë kanë kundërshtuar ligjin, e po ashtu edhe qytetarët skocezë, që sipas një sondazhi, janë shprehur masivisht kundër masës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA