Sanksionet/ BE i përgjigjet SHBA-ve, në shënjestër disa produkte simbolike

04/10/2019 17:38

Pas tarifave të paralajmëruara nga autoritetet amerikane që pasuan dritën jeshile të OBT, BE nuk do të qëndrojë duarlidhur dhe përgatit përgjigjen e saj.

Disa produkte simbolike, “Made in USA’ që variojnë nga peshku i atlantikut e deri tek verërat e kalifornisë, nga arrat e deri tek xhinset; mund të përfundojnë në shënjestër të sanksioneve të mundshme nga ana e bashkimit evropian.

Përgjigjia e Brukselit për SHBA nuk ka vonuar, me komisionin evropian që në emër të 28 vendeve anëtare ka paralajmëruar Uashingtonin dhe ka njoftuar se do të përgatisë përgjigjen e saj. Por, Bashkimi Evropian ndërkohë, ka tentuar evitimin e një përshkallëzimi të klimës, pra evitimin e një lufte tregtare mes dy brigjeve të Atlantikut.

BE ndjen keqardhje për vendimin e SHBA, ka shpjeguar Daniel Rosario, zëdhënës i ekzekutivit të BE duke saktësuar se e gjithë kjo do të dëmtojë konsumatorët dhe kompanitë amerikane dhe do ti vështirësojë më shumë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje. Por ai edhe ka paralajmëruar administratën Trump se BE nuk do të qëndrojë duarlidhur.

Nëse SHBA do të penalizojnë produktet evropiane, BE do të detyrohet të bëjë të njëjtën gjë.

Dhe një linjë paraprake e produkteve amerikane që mund të merren në konsideratë është publikuar në prill. Bëhet fjalë për një listë me 11 faqe, që mban produkte amerikane që mund të goditen. Bëjnë pjesë në të edhe çamçakëzat, duhani dhe rumi. Listë kjo që shërben si kundrapeshë për atë amerikane, që do të godasë ato për të cilat shquhet kontinenti i vjetër, nga uiski skocez tek vera franceze, nga ullinjtë e deri tek djathi parmigiano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA