
25/02 19:56
Policia italiane ka arrestuar skenaristen e Rai-t, 41-vjeçaren Valentina Pizzale pasi ka kërcënuar dhe shantazhuar ish-ambasadorin e BE në vendin tonë Ettore Sequi.
“Do të të shkatërroj”, ishte një nga mesazhet që ajo i kishte dërguar.
“La Republica” raporton se 41 vjeçarja është lënë në arrest shtëpie. Seuqi dhe Pizzale kishin pasur një lidhje të fshehtë dhe të shkurtër së bashku, por ish-ambasadori kishte kërkuar ndarjen dhe ajo nuk donte ta pranonte këtë.
Top Channel