Bushati në Open: “Reforma zgjedhore e PD, si t’i japësh një të sëmuri me kancer një aspirinë”

04/10/2019 00:02

Reforma Zgjedhore është si t’i japësh një të sëmuri me kancër një aspirinë. Ajo e qetëson për momentin por nuk e shëron.

S’ka ligj zgjedhor të mirë që ndal vullnetin e qeverisë për të vjedhur. Për sa kohë që qeveria e ka vullnetin të vjedhë vota nuk e ndalon dot asnjë ligj zgjedhor i mirë”- tha Bushati.

Partia Demokratike ka një dyzim tani. Të bëjë reformën por dhe të mbajë edhe militantët e saj me akuzat e mëdha ndaj qeverisë. U bë reforma duke thënë hajde shpejt se do hyjmë në zgjedhje të parakohshme.

Draft reforma nuk zgjidh krizën aktuale, kjo është ajo që del si përfundim nga drafi”- tha Bushati.

Ka ndërhyrë pastaj edhe Fatmir Mediu i cili tha se është dakort me Bushatin se kjo nuk e zgjidh krizën.

“Jam dakort me ju. Kjo reformë nuk e zgjidh krizën. Kjo është për zgjedhje, është reform zgjedhore. Çfarë tha z.Basha? Do të kemi një reform zgjedhore dhe një platform politike”- tha Mediu.

Top Channel