Banakieri, babai i dy fëmijëve, deh 14-vjeçaren dhe e përdhunon në bodrum të resortit

04/10/2019 15:26

Një banakier 55-vjeçar italian, baba i dy fëmijëve, është akuzuar se i ka dhënë alkool një 14-vjeçareje britanike në barin e një restorit në Zvicër, ku punonte, pa i kërkuar kartën e identitetit.

Më pas ai e ka çuar në bodrumin e resortit dhe e ka përdhunuar, si dhe ka vazhduar t’i japë alkool me tepricë.

Ai ka dalë para gjykatës dhe e ka pranuar që kanë kryer marrëdhënie seksuale, por thotë që ai kishte menduar se vajza ishte 20 vjeçe, dhe se gjithçka ishte bërë me pëlqimin e saj.

Vajza ka dëshmuar dhe ka thënë se ajo ishte zgjuar në mëngjes pa ditur ku ishte, me rrobat e grisura dhe me dhimbje në të gjithë trupin.

Gjykata zvicerane e ka dënuar italianin me katër vite burg dhe i ka hequr të drejtën pë të shkelur në Zvicër për 10 vitet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA