Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur nga policia në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes” dhe Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 4 muaj burgim.
Vlorë
Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim I.L., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes” dhe Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 4 muaj burgim.
—-
Rreth orës 02:00, në lagjen “Kushtrimi” është djegur automjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit L.L, i cili është dëmtuar plotësisht.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.
Grupi hetimor po kryen hetimet e mëtejshme proceduriale në lidhje rastin.
Top Channel