Ish shefi i ushtrisë izraelite, Benny Gantz ka anuluar takimin e planifikuar për sot (të mërkurën) me Kryeministrin Benjamin Netanyahu, duke shënuar kështu një pengesë tjetër në përpjekjet për të formuar një qeveri uniteti.
Zoti Gantz tha se nuk ishin plotësuar parakushtet për bisedimet. Por ai tha se mund të realizohej një takim tjetër nga fundi i javës. Partia Likud e zotit Netanyahu tha se ishte “befasuar” nga vendimi i zotit Gantz për anulimin e bisedimeve, duke i bërë thirrje atij që të tregojë më shumë përgjegjësi dhe menjanojë mundësinë e shkuarjes përsëri në zgjedhje.
Partia Blu dhe e Bardhë e zotit Gantz, mori një votë më shumë se partia e zotit Netanyahu gjatë zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar. Zoti Ganz tha se nuk pranon të jetë pjesë e një qeverie të kryesuar nga Netanyahu, i cili po përballet me akuza për korrupsion. Avokatët e
kryeministrit do të marrin pjesë në seanca dëgjimore me dyer të mbyllura me Prokurorin e Përgjithshëm Avichai Mandelblit (sot) të mërkurën, ndërsa shpresojnë të menjanojnë ngritjen e aktakuzave ndaj tij./VOA
Top Channel