Edhe pse është vjeshtë, Washingtoni është përballur me një valë të pazakontë nxehtësie e cila ka bërë që si kryeqyteti amerikan, ashtu dhe zona të tëra jugore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara, të ndihen si në ditët e verës.
Pasditen e së mërkurës, termometri në Washington shënoi 36 Celsius, duke kapërcyer rekordin e deritanishëm prej 35,5 gradësh, të vendosur tetorin e vitit 1941.
Një e katërta e vendit, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik, mund të përballet me temperatura mbi 32 gradë Celsius.
Kjo ka qenë një javë e vështirë për disa shkolla në Ohio dhe Maryland, të cilat nuk kanë ajër të kondicionuar e janë detyruar ti dërgojnë fëmijët në shtëpi herët ose në disa raste, edhe ta pezullojnë mësimin.
Temperature mbi normalen janë raportuar në një sërë qytetesh, përfshirë përfshirë Cleveland, Ohio, New Orleans, Luiziana dhe Siracuse, New York, njoftoi Weather Channel. Atlanta mund të thyejë rekordin e saj të tetorit me 35 gradë Celsius.
Pritet të ndryshojë gjatë fundjavës me avancimin e një fronti të ftohtë, që nuk është çudi sipas meteorologëve, të bëjë që verilindja të përballet me ngricën e parë të sezonit.
Top Channel