
22/02 07:31
Një tërmet i fuqishëm ka rënë sot në detin e Mesdheut duke shkaktuar lëkundje të fuqishme në Rodos dhe qytetin Mugla të Turqisë.
Tërmeti ishte në thellësinë 6 kilometra dhe me një largësi prej 57 kilometrash larg Rodos.
Dridhjet e tij janë ndjerë edhe në qytetin turk të Muglas, ku pas tërmetit kryetari i bashkisë Esengül Civelek, ka dalë në një deklaratë duke thënë se nuk ka pasur dëme në njerëz apo materiale.
Javën e kaluar një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter goditi Stambollin duke lënë disa të plagosur dhe shumë dëme materiale.
Top Channel