Edhe “Whatsapp” do të ketë mesazhe që vetë shkatërrohen. Pas “Facebook” “Messenger”, “Telegram” dhe “Snapchat”, ky aplikacion i “shtëpisë”.

Zuckerbeg gjithashtu po i afrohet një funksioni të tillë, që të kujton filmat e 007-tës. Këtë pretendon të paktën site-i i specializuar WABetaInfo, I cili flet për një funksion vetë anulimi, që sipas tij është testuar e ndoshta, shumë shpejt mbase shfaqet vërtet.

Kështu do të jetë e mundur të dërgohen mesazhe duke vendosur që pas një kohe të caktuar, ato të fshihen. Falë një “timer-i” do të mund të bëhet përzgjedhja, nëse do të eliminohen brenda 5 sekondave apo një ore; për momentin është menduar fillimisht që fokusi te jetë tek bisedat në grup, ku ky funksion do të mund të aktivizohet nga administratori.

Disa përdorues megjithatë thonë se as vetë shkatërrimi nuk e mbron privatësinë në masën 100%. Mbetet gjithmonë e mundur që biseda të fiksohet me një “screenshot”, një foto të ekranit.

Por vetë shkatërrimi mund të jetë komod për të “shfryrë“ shumë bisedat në grup me postime që lidhen me një argument kalimtar, e nuk konsiderohen me rëndësi në një periudhë më afatgjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA