
22/02 16:56
Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, është personi që i la Edi Ramës syzet sipër tavolinës së Kuvendit dhe që tërhoqi vëmendjen e mediave. Syzet jeshile, Velaj thotë se ia ka sjellë kryeministrit nga Viena, si simbol i fushatës së Sebastian Kurz, që fitoi zgjedhjet për kancelar.
“Syzat që gjeti Rama sot në tavolinë, janë syzët e Sebastian Kurz, kancelarit të Austrisë që fitoi zgjedhjet të dielën. Këto syze ishin simbol i fushatës së tij. Ja solla unë nga Vienna dhe ai, u çua në kembë si falenderim dhe respekt për Kurz”, shkruan Velaj.
Surpriza për Ramën, në tavolinë gjen syzet jeshile
Top Channel