Një person me thikë në dorë ka vrarë katër policë në stacionin qendror në Paris. Autori, emri i të cilit nuk është bërë i ditur por thuhej që punonte atje, më pas u qëllua për vdekje nga policia.
Nuk ka patur një deklaratë zyrtare por dëshmitarët flisnin për njerëz që vraponin ngado, shumë prej tyre në lot. Zona në Ile de la cite, në qendër të Parisit, u izolua.
Sulmi vjen një ditë pasi policët hynë në grevë në të gjithë francën kundër dhunës në rritje ndaj tyre.
Sulmi ndodhi rreth orës 13.00 sipas orës lokale. Autori thuhet se ka hyrë në ndërtesë dhe i është drejtuar zyrës së tij, ku edhe nisi të sulmonte kolegët me një thikë. Presidenti Emanuel Macro, kryeministri Edouard Philippe dhe ministri i brendshëm, Christophe Castaner, kanë shkuar në vendngjarje.
Kryebashkiakia e Parisit, Ane Hidalgo, konfirmoi ndërkohë në “twitter” se disa persona ishin vrarë në sulmin që ndodhi afër atraksioneve kryesore turistike të qytetit, mes të cilave katedralja e Notre Damit. Sipas mediave franceze, tre burra dhe një grua ishin vrarë. Një person tjetër po ashtu raportohet të jetë plagosur. Dyshohet se mes autorit dhe eprorëve të tij ka patur tensione dhe kjo ka bërë që pista e një akti të mundshëm terrorist të përjashtohet.
Top Channel