![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-12T114752.741-800x450.jpg)
12/02 11:48
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që dha pas takimit me kancelarin gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Holandës shprehu shqetësimet në lidhje me përparimin e dy vendeve ballkanike.
Sipas Rutte, Holanda është ende e shqetësuar për përparimin e vogël të bërë në lidhje me kushtet që do t’i afrojnë vendet me hapjen e negociatave, më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë.
“Pyesim veten se sa përparim ka bërë Shqipëria. Do ta shqyrtojmë çështjen në javët e ardhshme me partnerët tanë europianë. Por jemi të shqetësuar nga mungesa e përparimeve. Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë, por diskutimet vazhdojnë”, tha ai.
Top Channel