Korea e Veriut kërcënon sërish, teston një model të ri raketash balistike

03/10/2019 08:17

Koreja e Veriut ka konfirmuar se testoi një lloj të ri të një rakete balistike, një përshkallëzim domethënës nga testet me rreze të shkurtër që ka realizuar që nga muaji maj.

Raketa e cila ishte në gjendje të mbante një armë bërthamore ishte prova e 11-të e Koresë së Veriut këtë vit. Raketa e re, e fotografuar duke dalë nga deti, ishte nisur nga një nëndetëse.

Nisja e raketave nga nëndetësja është një alarm i madh për vendet e tjera, kjo pasi bën të mundur që Korea e Veriut të hedhë nisë raketa shumë larg territorit të saj.

Sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, raketa fluturoi rreth 450 km (280 milje) dhe arriti në një lartësi prej 910 km para se të binte në det.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA