Dorëshkrimet e lashtë e të shkrumbuara nga llava e Vezuzit, mund të lexohen sërish.

Kur vullkani shpërtheu në vitin 79 pas Krishtit, shkatërroi qytetet e Pompei dhe Herculaneum, banorët dhe pronat e tyre të paçmuara që përfshinin një bibliotekë të shkëlqyer pergaenash, të cilat u karbonizuan nga nxehtësia.

Shkencëtaret tani megjithatë thonë se mund të ketë akoma shpresë që dokumentet e brishta të arrijnë të lexohen edhe një herë.

Kjo falë një qasjeje inovative e cila përfshin rreze X me energjie të lartë dhe sigurisht, inteligjencën artificiale.

“Edhe pse shohim shkrimet në çdo fletë papirusi, hapja e saj do të ishte me rrezik; janë të gjitha mjaft të dobëta”, thotë profesor Brent Seales, kreu i degës së shkencave kompjuterike në Universitetin e Kentucky, i cili është dhe njeriu që drejton studimin.

Dy rrotullat e para të pahapura që do ti nënshtrohen këtij procesi i përkasin Institutit të Francës në Paris dhe janë pjesë e një koleksioni mahnitës prej rreth 1.800 dorëshkrimesh të zbuluara në 1752 gjatë gërmimeve të Herculaneum.

Të mbledhura së bashku, ato përbëjnë bibliotekën e vetme të njohur të paprekur nga antikiteti, me shumicën e koleksionit të ruajtur aktualisht në një muze në Napoli.

Vila ku u gjetën besohet të ketë qenë pronë e vjehrrit të Jul Cezarit. Ekspertët janë përpjekur prej kohësh ti hapin rrotullat me metoda të ndryshme, por disa janë shkatërruar gjatë procesit, ndërsa tek disa të tjera ka ndodhur që pas ekspozimit të pjesës së brendshme ndaj ajrit, boja është zhdukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA