Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku si pasojë e rrëzimit të një avioni të “Luftës së Dytë” botërore, kanë ndërruar jetë pesë persona dhe janë plagosur nëntë të tjerë.
Avioni A B-17 u rrëzua në orën 10:00 të mëngjesit me orën lokale në SHBA dhe sapo ka prekur me tokën ka shpërthyer në flakë.
Sipas dëshmitarëve tymi që u ngrit në qiell mund të shikohej kilometra larg.
Në një deklaratë zyrtare komisioneri Shtetëror i Sigurisë Publike, James Rovella, nuk dha njoftim për viktima thjesht dha lajmin e rëndë dhe u shpreh se akoma nuk kishin një numër të saktë të viktimave.
Ai konfirmoi se në avion kanë qenë 10 pasagjer dhe 3 persona të ekuipazhit, teksa njëri nga të përfshirët në ngjarje ka qenë në tokë.
Top Channel