SHBA ka marrë dritën jeshile për të vendosur tarifa mbi 7.5 milionë dollarë mallra të importuara nga Bashkimi Evropian.
Ky është kapitulli më i fundit në betejën 15 vjeçare mes SHBA dhe BE në lidhje me subvencionet që i jepen Airbus dhe rivalit të tij amerikan, Boeing.
Kjo mund të bëjë që të vendosen tarifa mbi mallra që variojnë nga avionët e deri tek midhjet.
Komisioni evropian ka thënë ndërkohë se tarifat janë dritëshkurtra dhe kundra produktive.
Vendimi u mor nga Organizata botërore e tregtisë, OBT që menaxhon mosmarrëveshjet tregtare. Ajo ka reduktuar sidoqoftë përmasat e tarifave, që SHBA shpresonte se do të shkonte në 11 miliardë dollarë. Komisioni tha se të dyja palët duhet të përpiqen të gjejnë një marrëveshje.
“Por, nëse SHBA vendos të imponojë kundërmasat e autorizuara nga OBT, kjo do ta shtynte BE në një situatë ku ne nuk do të kishim zgjidhje tjetër veçse të bënim të njëjtën gjë”, tha Komisioni.
Top Channel