Laboratoret e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit nuk janë në gjendje të kryejnë çdo analizë për ushqimet.

Për këtë arsye, ministria e Bujqësisë ka autorizuar edhe laboratorët privatë, që të ndihmojnë në këtë proces. Laboratori Noval ka ndërtuar një sistem të aftë të realizojë çdo analizë për të rritur sigurinë ushqimore. Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë shpjegon arsyet e kësaj mase të marrë.

“Nuk kemi bërë një mbyllje laboratorëve shtetërore të AKU-së dhe ia kemi lënë këtë detyre laboratorëve privat. Përkundrazi urdhri që ka nxjerr ministri i cili bazohet në ligjin e ushqimit. Prej vitit 2008 ky ligj ka lejuar të gjithë ministrat e bujqësisë që të autorizoj laborator privat për të ndihmuar kontrollin zyrtar të analizave”, shprehet Enea Hoti, sekretar i përgjithshëm i MBZHR-së.

Siguria ushqimore nuk pret, për të garantuar cilësi konsumatorit disa nga analizat laboratorike kryhen pranë një laboratori privat të akredituar që ka infrastrukturë evropiane.

” Kur laboratorët shtetërorë kanë mbingarkesë fluks analizash dhe mungesë kitesh dhe reagentësh  që mungojnë për shkak të procedurave, lind nevoja që këto analiza të shkojnë në një laborator privat dhe fatmirësisht sot këtë në vendin tonë e kemi”, sqaron Hoti.

Kur në Shqipëri nuk kishte laborator privat të akreditur ku bëheshin ato?

” AKU dhe ISUV këto analiza i ka bërë shumë herë më shtrenjtë jashtë vendit”, deklaron sekretari i përgjithshëm i MBZHR-së.

Projekti më i fundit i Bashkimit Evropian për sigurimin e laboratorëve ka investuar 5 milionë euro. Enea Hoti, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë na tregon se si janë menaxhuar këto para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA