Pak orë pas deklaratës së Netanyahu për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestrat Hezbollahut Me nje ton ultimativ, “pranojeni ose lëreni”, kryeministri britanik Boris Johnson ka hedhur në fushën e Bashkimit Evropian propozimin e tij per t’i dhënë fund impasit për Brexit-in.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në konferencën e partisë së tij konservatore në qytetin e Mancesterit, ai propozon kontrolle doganore në territorin e Republikes së Irlandës, pjesë e BE-së. Ndërkohe Irlanda e Veriut , pjesë e Britanisë do ketë një marrëdhenie të ndryshme me BE-në, krahasuar me pjesën tjetër të Britanisë së Madhe.
Sipas propozimit te Johnson-it, parlamentit të Irlandës së Veriut do t’i jepen kompentenca qe kjo Asamble të percaktojë të ardhmen e marredhënieve të saj me Bashkimin Evropian. Per Boris Johnson kjo marrëveshje është “e ndershme dhe e arsyeshme” dhe “publiku nuk do të gënjehet me nga të çmendurit të cilët duan të vonojne ose bllokojnë Brexitin.”
Sipas ligjit te miratuara muajin e kaluar nga parlamenti britanik, kryeministri ndodhet përballë kërkeses qe duhet t’i bëjë BE-së, për një shtyrje të mëtejshme, nëse deputetët britanikë nuk miratojnë deri më 19 tetor, dy ditë pas Samitit të liderëve evropianë, një marreveshje të re. Propozimi final i Boris Johnson pritet të shkojë që sot në Bruksel. Por nëse Johnson do këmbëngulë në devizën e tij “pronojeni ose lëreni”, me siguri lideret e BE do preferonin ta linin këtë çështje, nën një presion të këtillë.
Top Channel