Pasojat e Brexit-it, çrregullimi i rrallë psikik

02/10/2019 18:43

Brexit-i prej vitesh po shkakton debate të shumta, madje këto vitet e fundit edhe probleme shëndetësore.

Një burrë në Britaninë e Madhe është diagostikuar me një çrregullim psikik që besohet se është edhe rasti i parë i shkaktuar nga referendumi i Brexit-it. Pacienti rreth të 30-ave, u dërgua në spital tre javë pasi Britania e Madhe votoi për të dalë nga BE-ja në 2016-n dhe mësohet se kishte përjetuar zhgënjim paranojal, referues dhe të çuditshëm, sipas një raporti të fundit të publikuar në revistën mjekësore britanike.

Ai po ashtu ishte përpjekur të gërmonte në dyshemenë e spitalit me duart e tij për të dalë që andej. Më vonë, ishte shtruar në një repart psikiatrik, ku i kishte thënë njerëzve se i vinte turp që ishte britanik.

Pacienti, që kishte përjetuar një eksperiencë të ngjashme por jo njësoj agresive 13 vite më parë në lidhje me stresin e shkaktuar nga puna, u diagnostikua me çrregullime psikike akute të përkohshme ATPD dhe qëndroi për dy javë në repartin psikiatrik, ku edhe u qetësua.

Ai e rimori veten plotësisht dhe u la të shkonte në shtëpi. Mjekët thanë se ndërsa burri në fjalë ishte rasti i parë i ATPD-së së shkaktuar nga Brexit-i, kishte patur edhe më herët një rast të ngjashëm të një episodi të shkurtër psiqik, shkaktuar nga stresi i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA