Sekretarja shtetërore franceze për Çështje Evropiane, Ameli de Monshalan, gjatë fjalimit para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strazburg, ka theksuar se vendimi për negociatat me Maqedoninë e Veriut do të jetë “i qartë dhe thelbësor”, por pa dhënë më shumë detaje.

Sipas medias ‘Medial’, De Monshalan ka vlerësuar me nota shumë positive arritjen e marrëveshjes së Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Për gjendjen në Maqedoninë e Veriut, besoj se është e domosdoshme, shumë qartë të përshëndetet etapa historike që ishte me Marrëveshjen e Prespës. Nuk jam e sigurt nëse ka shumë qeveri në botën tonë bashkëkohore të cilat janë aq të guximshme në lidhje me çështjet e tilla të pajtimit rajonal, të shkojnë madje dhe ta ndërrojnë emrin  e një vendi.  Besoj se me të vërtetë duhet të jemi shumë të fuqishëm dhe me të vërtetë ta pëshëndesim guximin politik që nevojitej për t’u arritur kjo marrëveshje. Unë nuk do t’i paragjykoj vendimet e 15 tetorit në Luksemburg. Megjithatë, korrikun e kaluar Këshilli Evropian u obligua për një vendim të qartë dhe thelbësor në tetor. Prej atëherë kam pasur shumë këmbime me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe mund t’u them me bindje se punojmë  për të sjellë vendim  të qartë dhe thelbësor”, theksoi Ameli de Monshalan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA