Rreth një duzinë politikanësh njoftuan se do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, dhe pjesëmarrja e këngëtarit Miroslav Skoro nuk është surpriza e vetme. Javën e kaluar, një farë Milan Bandiç njoftoi gjithashtu kandidaturën e tij. Vetëm se nuk bëhet fjalë për Milan Bandiç, kryebashkiakun e Zagrebit prej më shumë se dy dekadash, thotë Birn – një njeri që shihet gjerësisht si një nga politikanët më të korruptuar në Kroaci dhe i njohur mirë për gjyqe të shumta në raste të lidhura me korrupsionin.
Kryetari i bashkisë dhe bashkëpunëtorët e tij janw aktualisht duke u gjykuar në një çështje korrupsioni dhe përvetësimi të njohur si “Agram“. Ai pretendon se nuk është fajtor. Por nga procesi gjyqesor, publiku tashmë ka dëgjuar kaseta sekrete që tregojnë se Kryetari i Bashkisë dhe ekipi i vet kanë punësuar të afërm dhe njerëz pa kualifikimet e duhura në administratën e qytetit.
Milani tjetër është regjisori Dario Jurican, i cili zgjodhi ta ndryshojë emrin kur u regjistrua në zgjedhje. Motoja e fushatës së tij është: “Korrupsioni për të gjithë, jo vetëm pwr ata.”
Sllogani sarkastik i Juricanit synon të tërheqë vëmendjen tek korrupsioni galopant në vend. Regjizori nuk e ka shpjeguar publikisht përse zgjodhi emrin e Bandic, por filmi i vet i fundit, “Kumek“ (Kumbari), kryebashkiakun e tregon sesi ai e arrin gjithmonë atë që do, duke përfshire këtu dhe shmangien e dënimit për aksidentet rrugore që shkakton.
Top Channel