30 vite më parë ata ishin një aksesor i domosdoshëm për çdo ekzekutiv biznesi. Por tani, biperat japonezë kanë tingëlluar për të fundit herë. Provajderi i fundit i biperave në vend, mbylli shërbimet e tij. Më pak se 1500 klientë kishin mbetur, pjesa më e madhe e tyre punonjës të shëndetësisë.
Ndërsa klienti i fundit privat, thuhet se ishte Ken Fuxhikura, që e mbante biperin e tij sepse ai ishte mënyra e preferuar e të ëmës për ta kontaktuar.
Një kompani funeralesh në Tokjo ngriti edhe një tendë, afër një stacioni hekurudhor, në mënyrë që njerëzit të mund të vednosnin lule dhe ti jepnin lamtumirën biperit të famshëm që u gropos nga celularët.
Biperat ishin aparate të vogla që mund të merrnin sinjale të thjeshta beep ose më vonë edhe mesazhe të shkurtra. Çdo biper kishte një numër unik, ngjashëm me atë të telefonit dhe për ti dërguar një tekst marrësit, dërguesi duhet të telefononte në qendër dhe të linte një mesazh të shkurtër.
Ata lindën në vitet 50-60 dhe u bënë popullorë në vitet 80. Në 1996, në Tokjo, 1.2 milionë vetë përdornin biperat. Në Britaninë e Madhe, sektori shëndetësor vazhdon të përdorë 130 mijë bipera, por edhe ata do të dalin nga përdorimi në 2021.
Pavarësisht se janë vendnlindja e gjigandëve të teknologjisë si Nintendo, Panasonic dhe Soni, zakonet e teknologjisë së vjetër, vështirë të vdesin në Japoni.
Top Channel