Tifozi i Tiranës, Alban Rexha, i cili është një ndër tetë të dënuarit nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, për përfshirje në incidentet gjatë derbit Tirana-Partizani i ka dedikuar disa rreshta së bijës, Elifit, përmes një postimi në Facebook.
Rexha, i njohur në publik për pjesëmarrjen në show-n “Kafazi i Artë” i shkruan vajzës ekzaktësisht se “babai i saj nuk është terrorist, por atë po e dënojnë si ultras të Tiranës.”
“Vajza ime të kërkoj falje që nuk jam pranë teje. Unë e di që të mungon qumshti, të mungon forca më e madhe, por ti mos u mërzit se Zoti do të ndihmojë. Gjithashtu edhe xhaxhi Goni nuk do t’iu lërë vetëm. Më fal, më fal, më fal Elif. Vetëm për ty mendoj. Mos e beso kurrë, ujku jot nuk është terrorist, por një njeri që beson shumë në Zot dhe nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë. Elif, mos u tremb nga babai jot, se unë e di se kush është e vërteta. Do dënohem si një ultras i Tiranës dhe jo si terrorist. Të do shumë babi”, shkruan Alban Rexha.
Së bashku me Alban Rexhën, janë edhe 7 persona të tjerë të “Capital Crew”, të cilëve U është ndaluar hyrja për gjithë jetën në stadium: Enton Bande, Getard Çeliku, Mateos Majani, Aksel Manxhari, Thanas Bendo, Bledar Luga dhe Gentian Qosja.
Emrat e 8 personave që do u ndalohet përjetë hyrja në stadiume, midis tyre edhe Alban Rexha
Top Channel