Fusha e mbetjeve urbane e cilësuar si “bombë ekologjike” për banorët e Fierit, do të shndërrohet në një park të gjelbëruar. Projekti do të nisë të zbatohet në fund të muajit tetor.
Prej 40 vitesh, fusha e mbetjeve urbane me një sipërfaqe prej 6.2 ha ka shkaktuar ndotje sistematike për qytetin e Fierit, i cili ndodhet vetëm 4 km larg.
Ndotja nga plehrat është bërë burim sëmundjesh, sidomos për banorët e tre lagjeve periferike që ndodhen shumë pranë fushës se plehrave.
Aktualisht këtu shkarkohen 230 deri në 240 ton mbetje urbane në ditë. Gjatë dy viteve të fundit vetëm 10% e sipërfaqes është e pa mbuluar me dhe.
Mbetjet urbane të të gjithë qarkut do të grumbullohen në inceneratorin e Fierit, i cili shumë shpejt pritet të fillojë nga puna.
Top Channel