FOTO/ Ndërron jetë këngëtari i njohur si ‘Franc Sinatra’ i lindjes

02/10/2019 17:59

Këngëtari çek, Karel Gott, i cili shiti miliona këngë dhe u njoh si “Sinatra i Lindjes” ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Gott lançoi pothuajse 300 albume, duke filluar nga mesi i viteve 1960, duke shitur dhjetëra miliona kopje në të gjithë botën.

Gott ishte i popullarizuar prapa Perdes së Hekurt dhe u bë i njohur si “zëri i artë i Pragës”, por ai gjithashtu gjeti famë në Evropën Perëndimore, veçanërisht në Gjermani.

Ai vdiq të martën vonë pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, tha gruaja e tij.

Gott njoftoi muajin e kaluar se ai kishte leuçemi akute.

Albumi i tij i fundit i daton vitit 2018 dhe ishte akoma popullor në Gjermani, Rusi dhe SH.B.A.

Historia e tij e këngës është mjaft e veçantë pasi ai e ka nisur fillimisht si elektriçist në Pragë dhe më pas në kafenenë e qytetit u zbulua si këngëtar.

Gjatë epokës komuniste, ai interpretoi brenda dhe jashtë vendit, përfshirë në Perëndim, gjë që ishte e rrallë për muzikantët çekë.
Edhe pas pushtimit Sovjetik në Pragë ai vazhdoi të mbetej popullor edhe pse shumë këngë të tijat u ndaluan për arsye politike.

Në vitin 1968 ai përfaqësoi Austrinë në Eurovizion, duke realizuar këngën ‘Mijëra Dritare’.

Presidenti çek Milos Zeman tha se vdekja e këngëtarit ishte “një lajm jashtëzakonisht i trishtuar për të gjithë vendin”.

Flamujt u valëvitën në gjysmën shtizë të Mërkurën dhe qeveria tha që ai do të ketë një funeral shtetëror.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA