Pas krimit në familje të ndodhur ditën e djeshme në Klos ku një person vrau të vëllanë nipin dhe më pas edhe veten, një tjetër rast i krimit në familje është shënuar në Dibër, por këtë herë fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Sipas njoftimit të policisë A.T 47 vjeç, ka plagosur me thikë nipin e tij A.T 39 vjeç për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë

Dibër

Plagos me thikë nipin e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi A.T, 47 vjeç, banues në Peshkopi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë njoftuar në nr 112, policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA