Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashkos, i janë sekuestruar sot 70 000 euro cash dhe një automjet me vlerë 100 000 euro, pasi dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Ai njihet si person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë. Mësohet se Sula ka vetëm 3 muaj që është liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për kundërshtim të forcave të policisë.
70 mijë euro cash dhe një automjet 100 mijë eurosh, lushnjarit i sekuestrohen pasuritë
Në 13 tetor të 2017-ës, Sula u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në atentatin që tronditi Lushnjen ku dy persona mbetët të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Sula u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Ndërsa më 12 qershor të vitit 2016, Julian Sula u plagos rëndë me thika nga Arian Alico dhe Xhino Alico, por në vendngjarje thuhet se kishin qënë dhe nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti dhe Sajmo Xheliu.
Sa i përket aksionit të sotëm, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për 39 vjeçarin.
Top Channel