Rusia do të ketë një kompleks të ri ambasadorial në Tiranë. Përfundimet e punimeve janë inauguruar më 27 shtator, ku të pranishëm ishin përfaqësues të trupit diplomatik rus dhe zyrtarë shqiptarë.

Disa godina përbëjnë kompleksin e ri të Rusisë, ku do të vendosen Ambasada dhe ambientet e tjera për trupin diplomatik.

Ambasadori Aleksandër Karpushin theksoi se kompleksi ka të gjitha kushtet për stafin e ambasadës dhe familjet e tyre për të punuar, pushuar dhe për jetesën e përditshme.

Ndërkohë, ambasadori Karpushin do të largohet nga Shqipëria pasi ka përfunduar mandatin e tij 5 vjeçar.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel