Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo, mori një copë të madhe djathi kaçkavall “Parmesan” gjatë vizitës së tij në Itali, në shenjë simbolike kundër vendimeve të administratës së presidentit Trump për të rritur tarifat e importit mbi djathin e famshëm italian.
Një gazetare nga emisioni “Le Ienne” i afrohet Pompeos me një copë të madhe djathi gjatë konferencës për shtyp, teksa ishte përkrah kryeministrit italian, Xhuzepe Konte.
“Po ju jap një dhuratë. Kryeministri e di se për çfarë po flas”, i tha Martineli Sekretarit amerikan të Shtetit.
“Ky është Parmixhano-Rexhano, gjëja që bëjmë më mirë në Itali. Familjet tona e gatuajnë çdo ditë me zemër”, tha ajo.
Sipas medias italiane “Blitz”, Konte i ka thënë Martinelit në Itlaisht: “Ma lër mua. Jam unë kryeministri. Italia nuk mbrohet kështu.”
“Ia jepni zotit Trmp dhe i thoni që ne e bëjmë me zemër këtë djathë”, vazhdon Martineli teksa rojat e largojnë tej.
Pompeo arriti të ruajë buzëqeshje në fytyrë, por Konte nuk dukej dhe aq entuziast me situatën.
Top Channel