Kamionë që transportonin armë, përfshirë raketa bërthamore, parakaluan të martën në Pekin, për të shënuar 70-vjetorin e Kinës komuniste.

“Asnjë forcë nuk mund të lëkundë statusin e atdheut tonë; askush nuk e ndal dot përparimin e popullit dhe dhe të kombit kinez”, deklaroi presidenti Xi Jinping. Në krah të tij në sheshin Tienanmen, qëndronin edhe liderë të tjerë kinezë përfshirë kryeministrin Li Keqiang dhe ish-presidentët Hu Jintao dhe Jiang Zemin. Parade shënoi 70 vjetorin e republikës popullorë të Kinës nga lideri i atëhershëm Mao Cedung.

Xi kaloi me një makinë të hapur përpara kolonave të ushtarëve dhe kamionëve me raketa, transportuesve të blinduar e mjeteve të tjera ushtarake. Parada nxori në pah zhvillimin e shpejtë të armëve kineze, që, sipas analistëve të huaj, mund t’iu afrohen raketave dhe dronëve të SHBA-së, Rusisë dhe Europës.

Ushtria Çlirimtare e Kinës, më e madhja në botë, me dy milionë burra dhe gra në uniformë, gjithashtu po punon në ndërtimin e avionëve luftarakë dhe në një brez të ri të nëndetëseve me energji bërthamore. Një nga armët që u zbulua në eventin madhështor ishte dhe avionic me kapacitet bërthamor Dongfeng-17, I krijuar për të lëvizur me shpejtësi të madhe.

Në rrugët e Hong Kong-ut ndërkohë, dita kombëtare u kujtua me një tubim gjigant, i cili kthesë të dhunshme e për të parën herë që nga nisja e protestave në këtë territor, policia qëlloi një demonstrues me plumba të vërtetë, ndërsa deri tani ishin përdorur ata të gomës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA