National Petroleum Company (CNPC) e Kinës, prodhuesi dhe furnizuesi më i madh i naftës dhe gazit në vend, ka zbuluar një depozitë të re në det të hapur në veri-perëndim të Kinës që përmban rezerva më shumë se një miliard ton.

Një përparim i rëndësishëm erdhi nga një eksplorim i Pellgut Ordos 7, me rezerva të provuara të vlerësuara në 358 milionë ton, ndërsa rezervat e vlerësuara mund të arrinin në 693 milionë ton.

“Kjo do të thotë që një fushë që përmban një miliard ton rezerva është zbuluar në fushën e madhe të naftës Qingeng,” tha kompania në një deklaratë.

“Fusha e naftës do të prodhojë një total prej 640,000 ton naftë këtë vit, me prodhimin vjetor që pritet të arrijë në tre milionë ton në të ardhmen e afërt”, tha Li Luguang, nënkryetar i PetroChina, një filial i CNPC.

Petro China gjithashtu raportoi se rreth 740.9 miliardë metra kub rezerva të provuara të gazit janë gjetur në vendet Changning-Veyuan dhe Tajang në basenin e Sichuan, që do të thotë se rezervat totale të kontrolluara janë 1.061 miliardë metra kub në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA