Sërish e mbyllur rruga për në Karaburun, paralajmërohet bllokim i hyrjes së bazës ushtarake
30/09/2019 08:35
Pronarët dhe punëtorët e bizneseve në Gjirin e Karaburunit prej 4 ditësh nuk mund të paraqiten në punë.
Shkak është bërë një urdhër i komandës ushtarake për të mos lejuar kalimin e tyre përmes bazës së Pasha Limanit.
Prej dy orësh me dhjetëra automjete presin në radhë për të hyrë në postobllokun e kësaj baze. Punonjësit kërkojnë një zgjidhje dhe një takim me drejtuesit e kësaj baze, por deri më tani nuk është dhënë asnjë sinjal për të zgjidhur këtë problem.
Ndërkohë burime nga Forcat e Armatosura bëjnë të ditur se nuk lejohet kalimi në një territor ushtarak dhe ky urdhër do të mbetet në fuqi, deri në momentin kur nga Ministria e Mbrojtjes të ketë një vendim të formës së prerë.
Top Channel