Rrjetet sociale mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.
Facebook e pranon dhe vetë se këto lloj platformash kanë ndikim të jashtëzakonshëm.
“Aktorë të huaj do të përpiqen të influencojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2020. Por do të ketë edhe përpjekje të tjera si në vitin 2016”, tha shefi teknik i Facebook-ut, Mike Schroepfer, për gazetën “Welt am Sonntag”.
Sipërmarrja e tij po përpiqet të gjejë mekanizma mbrojtës nga propaganda dhe përdorimi i inteligjencës artificiale (KI), u shpreh Schroepfer.
Por Facebook-u këtu është duke luftuar “kundër një kundërshtari, i cili po gjen metoda të ndryshme. Në këtë fushë nuk je kurrë i sigurt se janë identifikuar të gjitha burimet”, shton ai.
Schroepfer shkon dhe një hap më tej në këtë intervistë. Ai ka bindjen qe vendimi se çfarë përmbajtjesh duhet të ndalohen në internet dhe çfarë jo, nuk mund të merret ende. Pyetja që shtron në këtë rast është “A duhet t’i ndalojë Facebook-u dallimet kulturore, sociale, politike? Përgjigjen e jep po vete.
Ajo është “Jo”. “Në periudhën afatgjatë është shoqëria ajo që duhet të luajë një rol vendimtar. Shoqëria duhet të vendosë, se cilat postime dhe tekste në këtë platformë janë të rregullta e cilat jo”, nënvizon ai.
Dyshohet se Facebook-u është keqpërdorur në mënyrë masive nga rusët në zgjedhjet e vitit 2016. Por të tilla fenomene vazhdojnë të vihen re edhe në shumë vende të tjera në kohë zgjedhjesh.
Top Channel