Treshja më e aktorëve më të suksesshëm të filmave me mafia, Robert de Niro, Al Pacino dhe Joe Pesci, do të bashkohen edhe një herë me regjisorin më të famshëm të kësaj gjinie kinematografike, Martin Skorsese me një film të ri që këtë herë do të jetë në Netflix.

Filmi i titulluar “Irlandezi” flet për jetën e Frank Sheeran, një vrasës me pagesë që mund të ketë lidhje me misterin e zhdukjes së sindikalistit Jimmy Hoffa.

Libri i Charles Brandt, që ka shitur shumë kopje që nga viti 2004, thotë se Sheeran e ka pranuar në shtratin e vdekjes se sindikalisti Hoffa është vrarë prej tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA