Shtetasi me iniciale I.B., 27 vjeç, është shpallur në kërkim nga Policia e Shijakut, pas një pune hetimore intensive dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak.

Fatmriësisht plumbat nuk prekën asnjë prej personave që ndodheshin në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe 27 vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe  “Armëmbatja pa leje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA