Kremlini: Uashingtoni s’mund t’i publikojë bisedat me Putinin pa lejen e Moskës

30/09/2019 19:39

Kremlini ka deklaruar se Uashingtonit do t’i duhej pëlqimi i Rusië para se të publikonte transkriptimet e telefonatave midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut rus, Vladimir Putin.

Kongresi është i vendosur që t’i shqyrtojë telefonatat që ka bërë Trump me Putinin, dhe me udhëheqës të tjetër botërorë, siç tha kryetari i Komitetit të Inteligjencës të dielën, duke cituar shqetësimet se presidenti republikan mund të ketë rrezikuar sigurinë kombëtare.

Kur u pyet në lidhje me këto komente, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, u tha gazetarëve se Rusia është gati të diskutojë me Uashingtonin, nëse do ta kishin një ftesë të tillë nga SHBA-të, por hapje të  tilla nuk janë normale për diplomacinë.

Demokratët amerikanë bënë kërkesë për të hetuar nëse Trump duhej shkarkuar apo jo, pasi një informator tha se kishte kërkuar ndërhyrje nga një vend i huaj, Ukraina, në zgjedhjet e vitit 2020, për përfitime personale.

Shtëpia e Bardhë nxori një memorandum që përmbledh telefonatën e 25 korrikut të Trumpit me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, pasi këto akuza ngjallën debate të mëdha në skenën politike amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA