Pasi u menduan disa muaj me radhë gjyqtarët e Krimeve të Rënda miratuan mbylljen e hetimeve për 12 të dyshuarit e parë të dosjes së bujshme 339. Por ata nuk janë asnjëri nga emrat e njohur e të lakuar gjatë këtij viti në dosjen 339.
Të dyshuarve që ju miratua mbyllja e hetimit sipas gjykatës do t’i nënshtrohen drejtësisë për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. të konsideruar në mega dosjen me 74 të dyshuar, si grupi i Shkodrës janë edhe ish kampioni i mundjes Elis Guri nën akuzë për prodhim narkotikësh apo nipi i ish deputetit Arben Ndoka, Samuel Ndoka.
Në dosjen që prokuroria i kishte mbyllur hetimet që në qershor gjykata pranon gjykimin e 12 të dyshuarve për dy episode të çështjeve të drogës.
Njëra është ajo e bllokimit të 200 kg hashash që sipas prokurorisë ishte grumbulluar nga dhe po përgatitej për tu tregtuar dhe tjetra zbulimi i 114 kg në qytetin e Lezhës.
Por prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se në vazhdim do t’i dorëzojë gjykatës edhe dy grupe të tjerë të 339, që sërish janë të implikuar në trafik, për të lënë nën hetim çështjen e laboratorit të heroinës, të Avdylajve dhe të zgjedhjeve.
Prokuroria ka deklaruar se në dosjen 339 janë të administruar 624 cd me pergjime dhe 115 dvd.
Anila Hoxha
Top Channel