Vëllezërit në burg se dhunuan hallën, pas presionit, në pranga bie edhe vëllai i tretë
29/09/2019 11:24
Një 21 vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi akuzohet se ka kërcënuar dhe ka kanosur hallën e tij. B.M., ndodhej në kërkim nga policia për shkak të kanosjes ndaj shtetases M.B., 45 vjeçe.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kërcënuar e kanosur për tërheqie të kallzëimit, hallën e tij, kallëzim i cili ka çuar në pranga në datë 13.09.2019 dy vëllezërit e tij për dhunë të ushtruar ndaj hallës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”.
Top Channel