“Maqedonia e vetme”, një forcë politike pro-ruse në vendin fqinj, është e shqetësuar se përse Agjensia e Shërbimit Sekret në Maqedoninë e Veriut është mbushur me shqiptarë. Nëpërmjet një njoftimi të pro-ruses në Shkup thuhet se gati gjysma e të punësuarve në DSK nuk kanë plotësuar kushtet për t’u bërë pjesë e Agjensisë së re për Siguri.

“E vërteta është se përzgjedhje e kuadrove të Agjencisë së sapoformuar, që është pasuese e DSK-së, mbush shërbimin me kuadër të LSDM dhe BDI, të cilët në pjesë të madhe janë ushtarë të grupit terrorist të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e tyre.

Këto punësime të ish-ushtarëve të UÇK-së bëhen që të realizohet përqindja prej 25.17 përqind që i takojnë shqiptarëve, e që sipas partisë pro-ruse,, regjistrimi i popullsisë në atë kohë është falsifikuar. “Agjencia për Siguri Nacionale po mbushet me terroristë të UÇK-së pa kryer kontrolle siguria ndërsa nga shërbimi sekret në mënyrë masovike po hiqen maqedonasit, të cilët janë me dekada në punë”, thuhet në njioftimin e Maqedonisë së Vetme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA