Disa mijëra të rinj janë mbledhur në paris për edicionin e 21 të paradës tekno, ku muzika ‘house’ dhe ‘techno’ do të kumbojë për gjatë gjithë ditës, drejtuar nga DJ të armatosur me sisteme të sofistikuara zanore.
Edicioni i këtij viti i është dedikuar Stivit, studentit që humbi jetën në Nantë pas një ndërhyrjeje të polemizuar të policisë gjatë festivalit të muzikës që mbahet çdo vit në Francë, më 21 qershor.
Jack Lang, former Minister of Culture, creator of the Techno Parade
“Unë e kam krijuar këtë paradë techno për të mundësuar që muzika elektronike të pushtojë qytetin. Do të thoja që ia kemi dalë, sepse parada techno sot është një event masiv”, thotë Jack Lang, ish-ministër i Kulturës.
Parada është një event i përvitshëm, që i dedikohet muzikës dhe kulturës elektronike. Parada e 21 mblodhi sipas organizatorëve rreth 300 mijë pjesmarrës, nga të gjitha rajonet e Francës por edhe nga Italia.
Në paradë merrnin pjesë edhe personazhe të njohura të botës së muzikës ndërsa ata që mbanin në këmbë festën ishin rreth 200 dj që e mbushën parisin me ritmet e muzikës house, trance apo Drum’n’Bass.
Top Channel