Kolonja është një prej zonave më të pasura me tradita në vend. Banorët kanë ditur ta ruajnë me kujdes këtë thesar të çmuar i cili reflektohet tek prodhimet bio, zahiretë e dimrit, kulinaria dhe punimet artizanale.
Në ditën e Trashëgimisë Kulturore kjo pasuri shpaloset përmes këtij panairi të veçantë ndërsa pjesëmarësit tregojnë se traditat e trashëguara kanë më shumë nevojë për vëmendje.
Në qytetin e traditës ku rrallëherë ndodhin aktivitete të tilla nuk mungojnë as turistët vendas dhe të huaj.
Dëshira e banorëve ka bërë që ky thesar kulturor të konservohet me kujdes në çdo familje kolonjare por tashmë ka nevojë për më shumë vëmendje dhe promovim për këta banorë të cilët kryesisht jetesën e sigurojnë nga këto punime apo mbledhja e bimëve medicinale.
Top Channel