Plastika nuk po kursen as Mesdheun. Sipas biologëve marinë, që kanë kaluar gjashtë vite duke studiuar shkallën e problemit, nivelet e mikroplastikës po rriten shpejt edhe në detin mesdhe.

Rezultatet alarmante nga kampionët e planktonit të marra në këtë det, janë bërë publike në një konferencë të mbajtur në ishullin e Ponzës, afër Napolit, në Itali.

Të dhënat vijnë nga projekti Mesdheu, një laborator lundrues që është endur në ujërat e këtij deti për të krijuar një panoramë të shtrirjes së ndotjes.Projekti ka zbuluar sasi të ëmdha mbetjesh në shtratin e detit, kryesisht në zonat ku ka rryma.

Shumë mbetje plastike që përfundojnë në det, lëshojnë mikroplastikë që gëlltitet nga peshqit, të cilët hyjnë në anën tjetër në zinxhirin ushqimor njerëzor.

“Prodhimi i plastikës në botë rritet me nëntë për qind cdo vit”, thotë profesori Adriano Madonna, një biolog i njohur marin në universitetin e Napolit. “Kur të jetë e mundur le të kthehemi tek xhami, që mund të riciklohet dhe të heqim dorë nga plastika”, thotë ai.

Ekspertët po ashtu dhanë edhe prova të reja mbi shtrirjen e ndryshimeve klimaterike, me zbulimin e një alge tropikale në ishullin egadi, në perëndim të Siçilisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA