18/11 12:11
Disa turistë të huaj në veriun e Shqipërisë janë habitur teksa kanë parë një taksi të Brighton, mijëra kilometra larg qytetit anglez.
Personi që ka bërë foton shkruan: “Jam i sigurt se ka një shpjegim krejtësisht të arsyeshëm, por pse përdoret një taksi Brighton në Shqipërinë Veriore?”
Faqja ‘The Argus’ ka bërë disa përllogaritje për shpenzimet e kësaj taksie, e cila ka udhëtuar për rreth 1700 milje, distancë që mund të përshkruhet për 28 orë.
555 paund duhet t’i ketë kushtuar udhëtimi taksisë, por aty nuk përfshihen biletat për tragetin apo ndalesat gjatë natës.
Top Channel