Një koleksion supermakinash që i janë konfiskuar djalit të presidentit të Guinesë Ekuatoriale, janë nxjerrë në ankand në Zvicër. Makinat, janë konfiskuar nga autoritetet zvicerane si pjesë e një hetimi mbi Teodorin Nguema Obiang.
Ai ishte zëvendësi i të atit, Teodoro Obiang Nguema, që ka sunduar Guinenë Ekuatoriale për 40 vjet. 25 makina të Obiang, do të dalin tani nën çekiç në një klub golfi afër Gjenevës.
Makinat, mes tyre Lamborgini, Ferrari, Bentley dhe Rolls Royce, pritet të arrijnë në total një shifër prej 18.5 milionë eurosh.
Një Lamborgini Veneno Roadster, e vlerësuar në shumën e 6.2 milionë dollarësh dhe një Aston Martin One-77 Coupe, e vlerësuar në 1.7 milionë dollarë, janë përshkruar në dokumentat e ankandit si të rralla dhe mbresëlënëse.
Makina të tilla, sipas zyrtarëve, janë margaritarët e çdo koleksioni, por mundësia e pasjes së tyre, në një vend, të mbledhura bashkë, është vërtetë e jashtëzakonshme.
Dhe sipas zyrtarëve, interesi nga koleksionistët e botës, është veçanërisht i madh. Paratë e fituara do ti dhurohen një organizate humanitare në Guinenë Ekuatoriale, një ish koloni spanjolle ku varfëria është e madhe. Në total, janë 75 makina që do të shiten në ankand.
Top Channel