Maqedonia e Veriut morri një “PO” ka kushte nga Parlamenti gjerman, por duket se vështirësinë më të madhe do ta ndjejë nga fqinj i saj, Bullgaria.
Zëvendëskryeministri i Bullgar dhe lideri i VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov ka deklaruar se nuk do të ketë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit të saj në BE, derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë.
“Deri sa Komisioni për çështje arsimore dhe historike nuk ka afat, atëherë nuk do të këtë afat edhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Evropian. Është e papranueshme që dikush të mendon se ata thjeshtë do të përdorin Bullgarinë vetëm për hyrje në BE”, deklaroi Karakaçanov, duke komentuar intervistën e presidentit Stevo Pendarovski. A
i deklaroi se më 17 tetor Bullgaria nuk duhet të nxitojë të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë, derisa të pastrohen të gjitha falsifikimet e historisë.
Po cila është ajo që shqetëson bullgarët? Ngërci ka ngjashmëri me atë që kishin mes tyre Maqedonia e Veriut dhe Greqia dhe ka lidhje me historinë.
Greqia kishte pretendime se shteti ri me emrin Maqedoni, kishte përvetësuar emrin antik grek por edhe figura historike si Aleksandri i Madh bashkë me gjithë flamurin e tij. Ndërkohë që konflikti me Bullgarinë ka rrënjë edhe më të thella. Po të ndjekësh studuesit bullgarë, nuk ekziston një komb maqedonas dhe ata janë thjeshtë bullgarë. Në gjithë vendin ka sajte akrologjike, por edhe figura historike që Bullgaria i pretendon.
Top Channel